Futboll

Qeveria refuzon kërkesën e FSHF për kthimin e tifozëve në 30% të kapacitetit

Federata Shqiptare e Futbollit bazuar në vendimin UEFA-s, të disa javëve më parë, ku njoftonte se të gjitha federatat kanë mundësinë që në ndeshjet ndërkombëtare si dhe ato kombëtare të mund të rikthejnë tifozët në shkallët e stadiumeve, i është drejtuar qeverisë me një kërkesë që diçka e tillë të ndodhte edhe në vendin tonë. FSHF i kërkoi qeverisë nëse do të lejonte që për ndeshjet e Kombëtares në stadiumin kombëtar “Air Albania” të ishin të pranishëm 30% e kapacitetit të përgjithshëm.

Por përgjigja e qeverisë ka qenë negative. Me një shkresë zyrtare, ajo ka refuzuar kërkesën e federatës. Komiteti teknik ka arsyetuar se situata me “COVID” në Shqipëri është serioze dhe nuk mund të eksperimentohet me diçka të tillë duke grumbulluar 1000 deri në 6000 vetë në stadium. Në këto kushte, si Kombëtarja dhe klubet duhet të vazhdojnë të luajnë pa tifozë në stadium.

Përballja mes Bayern dhe Sevillas

Në bazë të një kapaciteti maksimal prej 22.000 vendesh, kërkesa për 30% spektatorë korrespondon me 6600 të pranishëm. UEFA në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të saj të disa ditëve më parë saktësonte se fjala e fundit për rikthimin e pjesshëm të tifozëve u takonte të gjitha qeverive të vendeve respektive. UEFA e bëri këtë testim në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës. Përballja mes Bayern dhe Sevillas u luajt me praninë e tifozëve, të cilët ishin 20 mijë të pranishëm në vetëm 30% të kapacitetit të stadiumit “Puskas Arena” në Hungari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë