Para

Qeveria premton rritje pagash, pavarësisht krizës energjitike

Qeveria ka miratuar këtë të enjte një buxhet ambicioz për vitin e ardhshëm.

Projektbuxheti u prezantua në fund të mbledhjes nga ministrat, sipas linjës së shpenzimeve. Nga Manastriliu, te Kushi e Delina Ibrahimaj e me radhë të Ulsi Manja e Bledi Çuçi ajo që u premtua ishte rritje pagash, zhvillim dhe investime.

“Do të rritet masa ekonomike për të gjithë në masën 10%. Do i dyfishojmë masën e mbrojtjes fëmijëve jetim, edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të ketë një rritje me 3 herë të masës ekonomike. Për të vijuar me mburojën sociale për kategoritë në nevojë për shtresat që mbrohen me subvencionin e energjisë elektrike, 45 mln dollarë do të alokohet nga buxheti i shtetit, do të ketë një rritje të buxhetit për personelin mjekësor, do u rritet paga me 6 për qind për personalin mjekësor nga 1 korrik 2022", tha ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

“Rriten pagat e punonjësve të Burgjeve njësoj si punonjësit e Policsë së Shtetit, ndërkohë që do të ketë trajtim financiar edhe për njësinë anti-korrupsion”, tha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Rritje e pagave të punonjësve të policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, rritje që do vijë në formën e bonusit, që do çojë deri në 150 për qind pagat e punonjëse që ushtrojnë detyrën ashtë vendbanimit. Lajmi i dytë që vjen me këtë buxhet është rritja e investimeve në policinë e shtetit në infrastrukturës digjitale dhe teknologjinë. Do rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit”, deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

"Në buxhetin e vitit 2022 është mbështetur pastrimi i territorit dhe të mbetjeve me një buxhet që do i japë mundësisë që të ndërhyjë me instrumente për të mbështetur Bashkitë. Fond rerezve për mbetjet që do të ecë paralel me performancën e bashkive, sidomos në bashkitë bregdetare. Ndërhyrje e qeverisë dhe fondi rezervë. Rikualifikim të të gjitha pikat hyrëse në të gjithë Shqipërisë. Prioriteti i bregdetit për zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e mbetjeve janë kryesore", tha deklaroi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Rritje paga me 6 për qind vitin e ardhshëm, premtim i mbajtur, mandatet e kaluara e kemi rritur pagën herë pas here. Premtimi që brenda këtij mandati pagat të rriten me 40%. Një nga objektivat tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizmi i universiteteve, në mënyrë që të diplomuarit tanë. Këtë herë ne do kemi një buxhet për të mbështetur këto projekte për bashkëpunimin me universitet evropiane dhe botërore”, u shpreh ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

"Sot qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronarëve në zonën e Toptanasve që do të kalojë në projektin e restaurimit të kësaj godine. Sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim dhe hapësira do të jetë në funksion të artit dhe kulturës. Do përfshijë një hapësirë për librin stil amerikan", tha Ministrja e kulturës, Elva Margariti.

Ajo që foli në fund ishte ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Ajo ka detyrën e vështirë të menaxhimit të parave dhe ndarjes sipas zërave në buxhet. Ibrahimaj “konfirmoi” projektbuxhetin ambicioz, ndërsa tha se sa u takon pensionistëve atyre do t’u indeksohet inflacioni dhe do të marrin një bonus në fund të vitit.

Sa i takon rritjes ekonomike, Ibrahimaj tha se parashikohet që për vitin e ardhshëm ajo të jetë 4 për qind.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë