Para

Qeveria ndërhyn tek qiratë: Nuk do të paguajnë bizneset e mbyllura dhe familjet që humbën punë

Qiradhënësit që nuk pajtohen me këtë vendim, do të gjobiten sa pesëfishi i qirasë përkatëse

Pas kërkesave të vazhdueshme në situatën e emergjencës të bizneseve të mbyllura, familjarëve që kanë dalë të papunë dhe studentëve që kanë shkuar në qytetet e tyre për shkak të mbylljes së Universieteteve të cilët nuk mund të paguajnë qiranë përkatësisht të biznesit dhe banesave, qeveria vendos të ndërhyjë duke detyruar qiradhënësit të mos kërkojnë  pagesat.

“Më aktin normative për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e biznesve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë humbur punën për shkak të luftës!

Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin”- shkruan kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në facebook.

Kryeministri Rama bën me dije se qiradhënësit do të ndalohen tu kërkojnë pagesën këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i qirasë përkatëse.

Ai siguron se për çdo rast presioni nga qiradhënësit, subjektet qiramarrëse të të dy kategorive të trajtuara, duhet të drejtohen në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kjo luftë, thotë kreu i qeverisë,  kërkon medoemos që kushdo që ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s'ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë