Politike

Rama kundërpërgjigjet: Akti Normativ për qiratë është gati

Pa u shpërndarë mirë deklarata e Partisë Demokratike që kundërshton nismën e qeverisë për qiratë, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, njofton se nuk ka kthim pas dhe se akti normativ për cështjen në fjalë po bëhet gati.   

“Ndërkohë që kam publikuar parimin nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit! Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen më fare vajin e kandilit të trurit, po nuk kemi ç'bëjmë!”, shkruan ai

Sipas tij, Akti Normativ po bëhet gati. “Meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e Opinionit, do të kem mundësinë t'ju shpjegoj edhe qeramarrësve hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve që jetojnë me hallet përkatëse, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme (për të mos thënë kriminale) është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish pa din e pa iman, ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë