Lajme

Qeveria mbyll edhe Taivanin për mungesë kuponash tatimorë

Qeveria ka mbyllur mbrëmjen e kaluar Taivanin, i cili ndodhet në zemër të Tiranës për arsye se u gjend në mungesë të plotë të kuponave tatimorë.
Lajmi bëhet me dije nga zv/kryeministri Erion Braçe, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi se qendra e famshme tashmë është mbyllur.
Taivani është në pronësi të Besnik Sulës, i njohur si Beso i Taivanit, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi Rama.
Ndërkohë ka vetëm pak javë që edhe lulishtja rreth ndërtesës është kufizuar në hekura pasi po bëhet gati një projekt i ri nga bashkia për rikonstruktimin e kësaj hapsire.
Prej ditësh, inspektorët e Hetimit Tatimor kanë nisur verifikimin në terren dhe kanë mbyllur edhe biznese të tjera.
Kjo është hera e dytë që Tajvani mbyllet, pasi edhe më parë është vënë re mungesa e kuponave tatimorë.
Një ditë më përpara u gjobit edhe Rogneri, një nga hotelet më të mëdha po për arsyen e kuponit tatimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë