Para

Qeveria kosovare rrit pagat për sistemin shëndetësor. Arsyeja: Të mos emigrojnë

Qeveria e Kosovës ka vendosur se në fund të vitit do të bëjë një rritje pagash për sistemin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka publikuar një fotografi që tregon rritjet respective sipas profileve që do të ju bëhen profesionistëve të shëndetësisë.


“Mjekët dhe infermierët nga fundi i këtij viti do t’i marrin pagat me rritje – më të lartat në rajon. Për këtë nuk ka dyshime. Me rritjen e pagave po krijojmë kushte që mjekët dhe infermierët e rinj të mos largohen nga vendi.”, ka shkruar ai.

Mjeku specialist në fund të këtij viti do ta marrë pagë 1195 euro, njëlloj edhe mjeku specialist i mjekësisë familjare.

 

Më Shumë