Lajme

Qeveria jep 150 mijë euro për ekselentët që do studiojnë në SHBA

Qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion 150 mijë euro, për të gjithë studentët ekselentë, që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “Fullbright”.
Vendimin e ka bërë me dije ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili i ndodhur në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai është takuar me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce.
Gjatë këtij takimi është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për zbatimin e programit të “Fullbright” në fushën e arsimit.
“Falë këtij Memorandumi, duke filluar që në vjeshtën e këtij viti, qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion 150 mijë euro për të gjithë ata studentë ekselentë që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit Fullbright.
Ky buxhet do të jetë i përvitshëm dhe do të rrisë me disa herë kuotat e studimit të studentëve shqiptarë në universitetet më prestigjioze amerikane në programe shkencore që variojnë nga 3 muaj deri në 24 muaj.
Kjo nismë në fakt vjen në kuadër të paktit të qeverisë shqiptare dhe angazhimit të saj maksimal për një vëmendje të shtuar ndaj studentëve, për të nxitur rritjen e cilësisë së arsimimit dhe inkurajuar rezultate sa më të larta në studimet universitare”, shkruan ministri Cakaj në “Facebook”.

https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2419338788335748?__xts__[0]=68.ARBY0hI4dBCgVbxwwvsVF_bdlWp-TFYY4OfX7H_0HiRn9dVhuDoYrfGjVnd6mTKJx4V22JJ4-LwzvvRlj3vkvhzq_jgfkelYns-mUvTu5kHTmgXE-8f5fF6q2ZuTyj4M51WoE_ds51FLpJ1CXS7Z49T0VJ_HOGhjV0tDPcBMKkLvRQcH-O2kR0XcnFDXKc5bFjDODCbvZsUVo4BcRAl0_j66med87pUDyH_xHGaFFCfjCUDwz0WJ0g8rY0mWtLRx3ftWaPf2Wc_iaTFfxqhGrCMgLBGfX6TEeYFT20jzAQDtlHr-RcDSWVnPc-8379o4HjlN3W1CKb1FHzk3HxApvDrZyJIU&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë