Politike

Qeveria e Merkel letër Bundestagut: Votoni pro hapjes negociatave të Shqipërisë

Qeveria e kancelares Angela Merkel i kërkon zyrtiasht Budenstagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union.
Sekretari i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth i është drejtuar me anë të një letre Budenstagut. Ministri gjerman shkruan se “pas dakordësisë në konkluzionet e Këshillit Evropian të 26 qershorit, në vitin 2018, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që përcaktoi datën për hapjen e negociatave në qershor 2019 dhe kemi kërkuar rezultate më të prekshme për Progresin mbi reformat për Shqipërinë në pesë fushat kryesore të drejtësisë, Administrata Publike, Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si dhe të drejtat e njeriut”.
Në këtë letër të publikuar nga Top Channel, thuhet se pas daljes së raportit vjetor të KE-së, qeveria gjermane do te informojë Bundestagun rreth qëndrimit mbi negociatat për vendet e Ballkanit Përendimor.

Michael Roth, ministri gjerman


“Qeveria federale është e mendimit që Komisioni i BE-së do të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas publikimit të raporteve për vendet, do të vlerësohet se sa korrespondon analiza e Komisionit të BE-së për Rishikimin e Reformës me vlerësimin e Qeverisë Federale dhe do të informojë Bundestagun gjerman rreth qëndrimit të tyre”, shprehet Roth.
Por, jo vetëm Komisioni Europian ka lajmëruar qershorin e këtij viti si kohën kur do të merret vendimi, por edhe presidenca rumune e Bashkimit Europian synon vendimmarrjen në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme më 18 qershor 2019 dhe të Këshillit të BE-së më 20 dhe 21 Qershor.
Ministri gjerman i tregon Budenstagut se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përafruar legjislacionin e tyre me kërkesat e BE-së dhe vazhdojnë me vendosmëri për të përparuar dhe arritur rezultate të prekshme.
“Në rastin e Shqipërisë, do të doja veçanërisht të theksoja arritjet e thella dhe të nënvizoj reformën e pashembullt gjyqësore. Veçanërisht në shqyrtimin e gjyqësorit, per gjyqtarët dhe prokurorët, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm. Deri tani, pothuajse 100 persona janë kontrolluar duke përfshirë të gjitha 57 rastet prioritare. Janë marrë 97 vendime, 19 njerëz kanë dhene dorëheqja e tyre nga procesi”, thekson ministri gjerman në letrën e tij.
Ai informon Budenstagun për rezultatet e vetting-ut në Shqipëri me largimin e njerëzve të drejtësisë të korruptuar. Ai shkruan se Gjykata Kushtetuese do të jetë plotësisht funksionale përsëri në gjysmën e dytë të vitit. Dhe me institucionet e krijuara rishtazi, rruga është gjithashtu e qartë për krijimin e një strukture të veçantë për të luftuar gjithashtu korrupsionin dhe krimin e organizuar nga Byroja Kombëtare e Hetimeve.
Përveç kësaj, shkruan Roth, qeveria shqiptare ka paraqitur një ligj për reformën zgjedhore dhe ka ngritur një grup pune “ad hoc” zhvilluar së bashku me opozitën dhe nën vëzhgim nga OSBE / ODIHR.
“Do të doja të theksoja edhe një herë që ky do të jetë një vendim vetëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, jo një votë për pranimin në BE të dy vendeve. Rruga drejt pranimit është e gjatë dhe i nënshtrohet kushteve të qarta. Pra, nuk funksionon aspak në lidhje me një pranim automatik, por më tepër për fazën e parë të një procesi që kërkon vite për t’u përjetesuar. Kjo procedurë ofron siguri më të mirë për përkushtimin dbe angazhimin në të gjitha reformat, si dhe të vazhdohet në mënyrë të besueshme dhe të qëndrueshme. Kjo është edhe në interes të sigurisë për vendin tonë”.
Arsyeja tjetër për të cilën qeveria federale shprehet pro hapjes së bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lidhet edhe me faktorët e tretë.
“Një vonesë e vendimit nga vendet anëtare do të rrezikojë zhvillime jo pozitive në rajon, do të nxisë paqëndrueshmëri dhe të fusin lojtarët e tjerë si Rusia, Kina apo Turqia. Reforma substanciale e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore dhe interesat tona gjeostrategjike dhe të sigurisë flasin në favor të hapjes së negociatave të pranimit në BE me të dy vendet në qershor”, theksohet më tej në letër.
Bundestagu gjerman pritet të njihet me konkluzionet e raportit vjetor të Komisionit Europian mbi konkluzionet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përfaqësues të CDU/CSU pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama patën theksuar se vendimi për çeljen e negociatave nga ana e Bundestagut mund të merret në vjeshtë dhe jo në qershor. Kjo për shkak të zgjedhje europiane dhe kohës të shkurtër që kanë në dispozicion për të marrë vendim mbi raportin.

Deputeti i CDU ne takim me kryeministrin Rama ne Berlin

Muajin e kaluar, deputeti i CDU/CSU, Johann David Wadephul pas takimit me kryeministrin Edi Rama do të theksonte se grupi parlamentar CDU/CSU do ta shqyrtonte këtë çështje në vjeshtë. Ndërsa deputetët e Bundestagut gjerman do të bënin apel që Shqipëria të zgjidhte krizën politike. Zëvendëskryetarit të Grupit Parlamentar të Unionit Kristiandemokrat (CDU/CSU) në Bundestag, e njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, si dhe raportuesit për Shqipërinë në Komisionin për Çështjet e Jashtme, Christian Schmidt, kërkuan një  dialog pa kushte mes opozitës dhe qeverisë, dhe për këtë ishin të gatshëm që të ndërmjetësonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë