Keshilla

Qëndrimi me orë të gjata ulur dëmton trurin

Ekzistojnë gjithnjë e më shumë dëshmi se të qëndrosh gjatë ulur dëmton shëndetin tuaj.

 Të qëndrosh ulur është shumë e dëmshme për zemrën dhe belin, ndërsa studimet e fundit kanë zbuluar se qëndrimi gjatë ulur është shumë i dëmshëm edhe për trurin.

Por një studim i ri i kryer nga universiteti i Universiteti i Kalifornisë që u bë me një grup njerëzish nga mosha 45-75 vjeç, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë mund t’ju sjellë probleme me harresën.

Njerëzit që qëndronin ulur 15 orë në ditë, kishin mesatarisht lobet temporale mediale 10 përqind më të ulëta se dikush që rrinte ulur për pesë orë ose më pak. Këto lobe, që gjenden në të dyja anët e pjesës mbrapa të kokës, zvogëlohen në masë gradualisht me moshën. Gjithashtu, testimi i bërë tregoi se pas 15 orësh të ndenjur ulur, çdo orë shtesë shoqërohej me një rënie prej dy përqind në vëllimin e lobit.

Ajo që këshillojnë mjekët është të shmangni qëndrimin e tepërt ulur, edhe nëse jeni të detyruar për shkak të punës, apo aktiviteteve të tjera në jetën tuaj, është mirë që të gjeni kohën për të bërë disa ushtrime brenda orarit të punës.

Bëni sa më shumë ecje në natyre dhe shmangni stilin e jetës së mbyllur. Kjo lejon më shumë oksigjen në trupin tuaj, i cili më vonë inkurajon enët e shëndetshme të gjakut dhe rritjen e qelizave të reja të trurit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë