Lajme

Qendrat e emergjencës, ku mund ta kaloni natën të sigurtë në Tiranë

Pas rritjes së numrit të objekteve të dëmtura, por edhe numrit të qytetarëve të lënduar gjatë lëkundjeve të fuqishme që goditën Shqipërinë gjatë ditës së sotme, autoritetet kanë ngritur gjashtë qendra emergjence për strehimin e qytetarëve që nuk mund ta kalojnë natën në banesat e tyre.

Shtabi i Emergjencave ka vendosur që të vendosen 6 pika emergjence për ndihmë mjekësore por edhe ushqimore.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:
1- Rrugë “3 Dëshmorët” Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;
3- Bulevardi ri Kashar;
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në rrugën “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muço” Kombinat.

Shërbimet e policisë dhe emergjencave do të jenë të pranishme në këto pika për të siguruar ndërlidhjen me radio, nëse do të ketë probleme rrjeti telefonik. Prefektja e Tiranës në Suzana Jahollari deklaroi se ekipet e emergjencës janë në gatishmëri për t'i ardhur në ndihmë banorëve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. Ajo tha se deri tani janë 224 objekte të dëmtuara dhe 20 banesa.



"Janë hapur 6 pika emergjence . Duhet të ngrenë çadrat fushore që të vendosen 6 pikat më problematike. Kjo do jetë detyra më parësore. Patrullat janë në çdo njësi administrative. Ka pasur problematika në të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës. Situata është nën kontroll, ne jemi të gjithë në gatishmëri. Me informacionet që kemi marrë janë të evidentuara 224 objekte dhe 20 banesa më plasaritje dhe rënie suvaje. Nuk janë të një shkalle shumë të lartë. Në Farkë janë vetëm 3 banesa të para viteve 90. U morën masa që banorët e tyre të dërgoheshin tek të afërmit e tyre. Ne do jemi në vijimësi për të parë situatën. Nuk kemi informacione nëse institucionet e dëmtuara janë banesa rezidenciale, janë kryesisht banesa të vjetra", u shpreh Jahollari.

Nga ana tjetër, ministria e Shëndetësisë njofton se është rritur numri i personave të lënduar nga tërmeti. Deri më tani në spitalin e Traumës në Tiranë dhe në spitalin e Durrësit janë paraqitur 105 qytetarë të cilët kanë marrë dëmtime.

"Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes.
Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 10 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 5 qytetare ne spitalin e Durresit.
Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministrja Manastirliu deklaroi se eshte vene ne zbatim plani i gatishmerise per rastet e emergjencave", njofton Ministria e Shëndetësië.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë