Rend dhe Ligj

Qëlloi në drejtim të kushëririt të deputetit të PS, arrestohet shkodrani

Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje në fshatin Vukatanë, Shkodër ku është qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës së 30-vjeçarit Fatjon Harusha, banues në Dobraç, Shkodër.

Shënjestra e atentatit mësohet se është kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste në Shkodër, Luan Harusha.

Në pranga është vënë në shtetasi me inicialet Gj. P, 33 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Policia thotë se vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë