Ka ndodhur

Qëlloi me armë zjarri drejt lokalit në Tropojë, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, të përfshirë në një ngjarje kriminale në fshatin Sopot të Tropojës.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet G. Rr, që akuzohet për dy vepra penale.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Sopot, Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë, ka dërguar urdhrin për ndalimin e tij, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme“ mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Në lidhje me ngjarjen, një tjetër person u kap një ditë më parë, kurse është në kërkim edhe një i ri.

“Ditën e djeshme është arrestuar një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi R. H. Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit G. K”, vijon më tej njoftimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë