Ekstradohet këtë të premte drejt Gjermanisë shtetasi kosovar, Shkëlqim Kastrati, i cili ndodhej në burg në Shqipëri.
Mësohet se Kastrati është nxjerrë nga burgu “302” dhe po transportohet drejt Aeroportit të Rinasit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
Në fund të muajit dhjetor të 2020, Gjykata e Lartë vendosi për ekstradimin e kosovarit drejt Gjermanisë, për të kryer dënimin në këtë shtet për veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë.
Shkëlqim Kastrati akuzohet se ka qëlluar me armë punonjësin e një klubi në Gjermani, dhe pas ngjarjes ka ardhur dhe është fshehur në Shqipëri, ku dhe është arrestuar.
Kastrati u arrestua nga Policia Shqiptare në muajin maj 2019, ku ndalimi i tij është kryer në ambientet e një palestre. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën me qira ku jetonte Kastrati në rrugën e Durrësit, policia e Tiranës, i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, plumba dhe një sasi kanabis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.