Ka ndodhur

Qëlloi me armë drejt një automjeti, kapet autori

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e të mërkurës në Maminas, ku është tentuar të vritet një 38-vjeçar.

Policia e Shijakut ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Shtetasi A. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin A. D., 38 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta.

Nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Ndërkohë policia ka shpall në kërkim policor bashkëpunëtorin e tij, shtetasit B. D., 28 vjeç (kushëriri i tij), për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë