Rend dhe Ligj

Qëlloi me armë dhe nuk iu bind policisë, arrestohet 57-vjeçari në Skrapar

Policia e Beratit ka sqaruar ngjarjen që terrorizoi mbrëmë Skraparin, ku një person me probleme të shëndetit mendor, pasi qëlloi me armë në ajër hapi zjarr edhe ndaj policisë.

Ndonëse u fol se në ngjarje ishin përfshirë dy vëllezër, policia thotë se në pranga ka rënë Hekuran Hoxha. Ky i fundit u arrestua rreth orës 01:00 të natës, pas ndërhyrjes së Reneas.

Sipas policisë, ky shtetas, në orët e mbrëmjes së djeshme, në katin e parë të një pallati, në lagjen “5 Shtatori”, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas kur ka parë shërbimet e Policisë ka hapur zjarr edhe në drejtim të tyre. Më vonë, ky shtetas u fut në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar.

Pas ndërhyrjes së forcave speciale “Renea” u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe arma kallashnikov, bashkë me një sasi municioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/526936761305368/?__xts__[0]=68.ARAuRqlVOmGq-b8cLhTg7UHLq0vwO3Rt4mPPgOeBlWSkvw-oIuxklCeKeJY8AMh6B3AdE4NzGE5gTX5WzofUPCyRQAx-1c8e02dJWsYMhpBYjthDXdiT9yHW4YLiuoBpVEbRqS8JJFjXoiE7ZkERYCQF4uML8WyoJM8eJTBqsqnABR2ZMPHrqVnHc9ydfab5Vt7sm3t09VolkIcqLcny34bQbARt7M0W4xI2bfX608FuAYSML3hxYDgyJRIoBknULWrHLPR4TGtWMWciUcxoPVXPEdlj7aIYNy3UwD6JQ5xFPlcdH2CAI6bgOLvD0djKQkIYxrB0JyZwY21MH78EZMw1JCr0wIKXj0-qQhwS&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë