Lajme

Qëllohet me armë zjarri një 30-vjeçar te “Myslym Shyri”

Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Myslym Shyri”, në kryeqytet.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në një ndër zonat më të njohura dhe të popullarizuara të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur pranë një objekti në rikonstruksion.
Ndërkohë, nuk është identifikuar ende personi i qëlluar me armë zjarri. Policia sqaron se shtetasit në fjalë i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital për ndihmë të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë