Ekonomi

Që infrastruktura të funksionojë njësoj si për burrat dhe gratë!

Në fushën infrastrukturore nuk ka një neutralitet gjinor. Ka një hendek gjinor të konsiderueshëm në fushën infrastrukturore. Hendeqet në aksesin në infrastrukturë afektojnë më shumë gratë.

Por, gratë duhet të kenë një zë në përcaktimin e përparësive në hartimin dhe funksionimin e infrastrukturës nëse duan që të kenë ndikimin e dëshiruar në zhvillim.

Megjithë progresin e dekadave të fundit, hendeku global në infrastrukturë është ende i konsiderueshëm: rreth 940 milion njerëz jetojnë pa energji elektrike, 2.2 miliardë u mungon uji i menaxhuar në mënyrë të sigurt, 4.2 miliardë kanë mungesë të objekteve sanitare të menaxhuara në mënyrë të sigurt dhe 1 miliardë jetojnë më shumë se 2 km larg nga një rrugë të asfaltuar.

Ky hendek ka një kuptim të ndryshëm për gratë: infrastruktura nuk shkon njësoj si tek burrat dhe gratë, pra nuk është “gender-neutral”.

Hendeqet në qasjen në një infrastrukturë të mirë - dhe se si është projektuar, ndërtuar dhe drejtuar - ndikojnë në mënyra të ndryshme tek burrat dhe gratë.

Për shembull, është e dokumentuar mirë që gratë kanë përgjegjësi për marrjen e ujit për përdorim shtëpiak në shumicën e vendeve, gjë që ka një ndikim të madh në mënyrën se si e kalojnë kohën e tyre.

Në Niger, koha mesatare e grave dhe vajzave që kalojnë duke mbushur ujë deri në 13 ditë në vit. Mungesa e aksesit në energji elektrike sjell efekte në shtëpi për gratë, për shkak të mungesës së ndriçimit, pompave elektrike të ujit dhe ftohjes.

Në të kundërt, gratë përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga qasja e përmirësuar në energji elektrike, për shembull përmes ndriçimit më të mirë në natyrë rreth shtëpisë dhe hapësirave publike. Kjo mund të përmirësojë sigurinë dhe lëvizjen e tyre personale.

Historikisht, hartimi i infrastrukturës nuk ka adresuar siç duhet nevojat e ndryshme të burrave dhe grave. Planifikuesit e infrastrukturës zakonisht e trajtojnë familjen si homogjene, dhe kryesisht nga perspektiva e meshkujve. Ekzistojnë prova që gratë i japin përparësi më të lartë cilësisë së ujit sesa burrat. Mungesa e ambienteve sanitare të duhura dhe të sigurta në hapësirat publike - veçanërisht në kontekstin e kampeve të refugjatëve ose personave të zhvendosur brenda vendit - rrit stigmatizimin e menstruacioneve, infeksioneve të traktit urinar dhe rrezikun e dhunës me bazë gjinore. Burrat nuk vuajnë nga ndikime të tilla nga mungesa e ambienteve sanitare.

Dimensioni gjinor i modelit të transportit urban

Në mënyrë të ngjashme, modeli i dobët i transportit urban ka një efekt negativ në mënyrë disproporcionale për gratë, duke i penguar ato të kenë akses në punë, shkolla dhe qendra shëndetësore. Dizajni dhe funksionimi i dobët i infrastrukturës së transportit urban, siç janë autobusët dhe trenat e udhëtarëve, përkeqësojnë rreziqet për sigurinë personale të grave dhe ekspozimin e tyre ndaj dhunës me bazë gjinore. Kjo u artikulua nga gratë që morën pjesë në një studim të Bankës Botërore mbi transportin urban në Amerikën Latine.

“Burri im më pyeti pse po mendoja të punoja gjetkë, jashtë shtëpie. Ai më tha: ‘të punosh jashtë do të thotë të udhëtosh. Do të duhet të marrësh një tren dhe të përballesh si burrat me gjëra që të përndjekin. Nuk do ta pëlqesh një gjë të tillë. Këtu kuptoj që shefat që shefat do të të japin urdhra, ndërsa këtu në shtëpi je e zonja e vetes, ke kohë për të përdorur makinën dhe për të marrë fëmijën në udhëtime. "Ai ishte i interesuar të çelja një bar-rostiçeri. Ai shiti makinën tonë dhe më bëri të punoja në bar-rostiçeri. "

Gratë e moshës së mesme, lagje me të ardhura të ulëta në Rio de Janeiro, Brazil

Një studim mbi përdorimet e ndryshme të transportit urban për burra dhe gra në qytetin e Buenos Aires, Argjentinë, tregon se gratë shpesh janë të kufizuara në punët që janë afër shtëpisë. Ato ndërmarrin udhëtime të shumta përmes transportit urban, duke kombinuar punën dhe punët shtëpiake, por mungesa e sistemeve të integruara të transportit multimodal ua bën shumë të kushtueshme kohën dhe paratë për të punuar larg shtëpisë. Kjo seriozisht kufizon potencialin e grave për të fituar. Në disa pjesë të qytetit, burrat me fëmijë kanë akses në mbi 80% më shumë në punë sesa femrat në të njëjtën status.

Zëri i grave në hartimin dhe funksionimin e infrastrukturës

Gratë duhet të kenë një zë në përcaktimin e përparësive në hartimin dhe funksionimin e infrastrukturës nëse duan të kenë ndikimin e dëshiruar në zhvillim. Shqetësimet për sigurinë duhet të jenë thelbësore nëse infrastruktura do të jetë gjithëpërfshirëse në aspektin gjinor.

Në mungesë të një sigurie për veten e tyre, normat gjinore ka të ngjarë t'i pengojnë ato të marrin pjesë aktive në tregun e punës dhe aktivitetet e komunitetit. Dhe që një siguri e tillë të përfitohet në mënyrë rutinore dhe të qëndrueshme, duhet të punohet më shumë për ndryshimin e sjelljes.

Një projekt i Transportit Urban në Meksikë ka punuar me drejtuesit e autobusëve për të identifikuar dhe zbatuar masa për të parandaluar ngacmimin seksual dhe dhunën me bazë gjinore në autobusë, duke e rritur numrin e grave që punojnë, të cilat përdorin transportin urban.

Gratë gjithashtu mund të luajnë një rol kritik për të ndihmuar në ngushtimin e hendekut gjinor në infrastrukturës.

Diversiteti kontribuon në inovacion. Perspektivat e grave në hartimin dhe administrimin e infrastrukturës do të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve sot dhe do të kontribuojnë në inovacion në të ardhmen.

Ne kemi nevojë për më shumë gra në infrastrukturë — në firmat e projektimit, ndërmarrjet e ndërtimit dhe shërbimet komunale. Një shembull i një iniciative për të rritur pjesëmarrjen dhe ndikimin e grave në infrastrukturë është Rrjeti i Grave në Sektorin e Energjisë në Azinë Jugore. Kjo ka për qëllim të lejojë më shumë gra që të bashkohen në shërbimet komunale, në mënyrë që ato të mund të japin një kontribut më të fortë në promovimin e infrastrukturës gjithëpërfshirëse që funksionon si për burra ashtu edhe për gra.

Infrastruktura që funksionon në mënyrë të barabartë për të gjithë do të jetë transformuese - për gratë, për ekonomitë dhe për shoqërinë në tërësi.


Nga Anna Wellenstein & Maninder Gill, Banka Botërore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë