Lajme

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë luftarak
Siç njofton policia, Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pasi janë informuar nga qytetarët se në fshatin Grudë janë dëgjuar të shtëna armësh, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet P. Th. 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik të 22-vjeçarit, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 16 fishekë luftarakë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë