Ka ndodhur

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale dhe ka vënë në pranga një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.

“Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme ‘Shqiponjat’, në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Policia thotë se 22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por policia ka arritur ta kapë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë.

“Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete”, përfundon njoftimi.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë