Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet.
Siç njofton policia, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, është organizuar puna për kapjen e personit të dyshuar.
Policia bën me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi A .Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin.
Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, policia i ka gjetur në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.