Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.
Policia thotë se personi i dyshuar është identifikuar në vendin e quajtur “Frutikulturë”, në rrugën “Pandeli Sotiri”.
Bëhet fjalë për shtetasin A. K., 41 vjeç, lindur në Laç, dhe banues në zonën e quajtur “Frutikulturë”, i dënuar me parë.
Siç njofton policia, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit i ëhstë gjetur edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë luftarakë.
Armët dhe municionet e sipërpërmendura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.