Ka ndodhur

Qafë Thanë, tenton të hyjë në Shqipëri me 17.770 euro të padeklaruara

Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar pasi tentoi të hyjë në pikën kufitare të Qafë Thanës me 17.770 euro të padeklaruara. Policia e Pogradecit bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Zoran Nikolikj, banues në Shkup.

I riu është urdhëruar të kalojë në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm mjetin tip "Volkswagen". Gjatë kontrollit në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 euro, sasi të cilën 34-vjeçari nuk e kishte deklaruar.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë