Trend

Pyetja që të gjitha gratë duhet t’i bëjnë vetes kur dalin për shopping

Shpeshherë studiuesit kanë thënë se shoping-u është ilaçi me i mirë për gratë. Është vendi ku gratë gjejnë qetësi, janë të zëna, të pangopura me atë që blejnë, totalisht në botën e tyre.

Por çfarë mendojnë gratë teksa bëjnë ‘shopping’?
Janë një sërë pyetjesh që mendojnë, kur ata janë duke bërë shopping. Gjithçka sillet rreth atyre që ato shohin në vitrinë dhe atyre që duan të blejnë. A më rri bukur kjo? A më shkon kjo ngjyrë? Më nxjerr të shëndoshë ky fustan? etj.

Stilisti Brad Goreski ka thënë se pyetja e vetme dhe më e rëndësishme që një grua duhet t’i bëjë vetes teksa bën shopping. është: “Çfarë më pëlqen tek vetja?”

“Kur një grua del për pazar, duhet të jetë një eksperiencë mjaft e gëzueshme dhe diçka me të cilën t'i po shpërblen veten”, thotë stilisti i njohur. "E kemi në majë të gjuhës të themi atë që nuk na pëlqen tek vetja, kur në fakt duhet të jetë krejt e kundërta. Para dhe gjatë shopping, duhet të pyesim vetëm se çfarë na pëlqen tek vetja jonë".

Kjo mund të mos duket interesante, por në fakt ju ndihmon për të nxjerrë në pah çfarë keni të bukur dhe çfarë nuk keni dhe çfarë u përshtatet formave dhe trupit tuaj.

"Përshembull, nëse keni këmbë të bukura, atëherë me siguri që do të kishit dëshirë të vishnit një fund të shkurtër apo pantallona të ngushta", thotë stilisti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë