Treg

Pyetja e madhe që bëhet sot: A do të përmirësohet industria e udhëtimit pasi virusi të qetësohet?

Nga George Stone-Pandemia ka ndryshuar mënyrën se si ne e shohim botën. Thjesht pyesni fotografin Pep Bonet, i cili jeton në ishullin spanjoll të Majorkës. Vitin e kaluar, rreth 11.8 milion vizitorë vërshuan në këtë enklavë (një territor që popullohet nga njerëz me kulturë të ndryshme nga vendi) , duke zvogëluar popullsinë lokale nën një milion. Këtë vit, kufizimet e udhëtimit prej pandemisë kanë vonuar “sulmin” e verës - një fakt që paraqet sfidat dhe mundësitë në një ishull ku 200,000 vende pune (dhe afërsisht 25 përqind e ekonomisë) varen nga turizmi.

Me uljen e numrit të turistëve, "bukuria e Majorkës tani është para nesh", thotë Bonet, i cili përdori imazhe infra të kuqe (sipër dhe poshtë) për të nënvizuar cilësitë eterike të një ishulli (përkohësisht) të heshtur nga rrëmuja e motorit të tij ekonomik . Imazhet e tij — me peisazhet ngjyrë karamele pambuku dhe njerëzit që duken të ngrirë në vend — paraqesin një perspektivë të re për një rajon të mbushur normalisht me turistë. Bonet shpreson se ngadalësimi "do të mbështesë një ishull më të qëndrueshëm". Ai nuk është i vetëm në këtë qasje.

Turizmi masiv ka trazuar Majorkën që nga vitet '50, kur regjimi fashist i izoluar i Spanjës e ktheu turizmin si një burim të ardhurash dhe inkurajoi zhvillimin e plazhit. "Shumë kohë para se mbiturizmi u bë një shqetësim i ngutshëm nga Barcelona në Venecia, Ishujt Balearik ishin sinonim i një industrie udhëtimi të zhurmshme," shkruan Jen Rose Smith. "Kur studiuesit e turizmit i referohen zhvillimit jashtë kontrollit që vlerëson fitimin afatshkurtër mbi qëndrueshmërinë, ata e quajnë atë balearización."

Përjashtime: Ne nuk po e inkurajojmë këtë; thjesht duke vënë në dukje se disa vende europiane po lënë të hynë  amerikanët, përfshirë Kroacinë. Ndërsa Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian, ajo nuk është ende pjesë e zonës pa kufij të Shengenit, do të thotë që udhëtarët nuk mund të kalojnë kufijtë e Kroacisë në vendet e tjera europiane pa u nënshtruar kontrolleve kufitare, raporton Afar. Në fund të qershorit, BE kufizoi shtetasit e SHBA-ve nga frika e ekspozimit ndaj COVID-19.

Amerikanët e mërzitur: Irlanda, një vend tjetër europian që i lejon amerikanët, po turbullohet me turistët që po flasin për një karantinë 14-ditore. Qeveria irlandeze është nën zjarr për të mos zbatuar rregullin që njerëzit të vijnë e të vetëizolohen, raporton New York Times. “Baret, restorantet dhe hotelet raportuan se larguan amerikanët që nuk kishin plan të izoloheshin. Gjëja e parë që dua të shoh është kthimi i të ftuarve amerikanë, " tha një pronar hoteli, Simon Haden. "Por jo nëse do të rrezikojë shëndetin dhe sigurinë e mysafirëve tanë, stafit tonë, komunitetit pas sakrificave që kemi bërë."

Mirupafshim Bahamas: Kombi i ishullit, është duke u përballur me rishfaqjen e COVID-19, për rrjedhojë mbylli kufijtë me amerikanët, tha qeveria të dielën. Linja ajrore kombëtare do të pushojë së fluturuari edhe me Shtetet e Bashkuara, njoftoi USA Today. Që nga 1 korriku, kur kombi rihapi kufijtë, ishin raportuar 49 raste të reja me koronavirus.

Hartat janë të ngrira: Për nëntë vitet e fundit, kufijtë politikë të vendeve të botës kanë mbetur të pandryshuara. Ky është intervali më i gjatë në historinë moderne. Ndryshimi i fundit? Sudani i Jugut u bë vendi i 193-të në botë në vitin 2011. "Thjesht të rietiketosh tre vende të vogla - Cape Verde në Cabo Verde, Sëaziland në Eswatini, Maqedoni në Maqedoninë e Veriut - do të sillte një hartë të re botërore që prej mandatit të parë të Barack Obama deri më sot./National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë