Bota

Putin: Ukrainasit budallenj, refuzuan negociatat. Do kishte mbaruar kohë më parë!

Gazeta Si – Në deklaratën e radhës në lidhje me luftën në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, i quan budallenj ukrainasit.

“Ukrainasit kanë refuzuar negociatat me Rusinë. Çfarë budallenjsh, do të kishte marrë fund gjithçka kohë më parë”, - ka theksuar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Më tej Putin ka shtuar: “Është e pamundur që Rusia të pranojë të tërhiqet nag territoret e pushtuara në Ukrainë. Të gjithë e kuptojnë këtë gjë, si ata në Ukrainë, ashtu edhe ata në Perëndim”.

Me formulën e paqes të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, Putin nuk është aspak dakord. Sipas tij, kjo formulë ”ka kërkesa të ndaluara për negociatat". Këto deklarata të presidentit rus janë cituar nga agjencia ‘Ria Novosti’.

Zelenski në anën tjetër e ka quajtur Putinin një predator, që nuk do ta pranojë 'luftën e ngrirë'. “Kemi nevojë që Putin të humbasë dhe mund t’ia dalim. Ky vit duhet të jetë vendimtar, lideri rus nuk do të jetë kurrë i kënaqur me një konflikt të ngrirë”, - tha Zelenski në Forumin e Davos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë