Bota

Putin takon Orbanin në Pekin: Rusia e kënaqur për marrëdhëniet me Hungarinë

Gazeta Si - Rusia mund të mbështetet ende te miqtë evropianë. Presidenti rus Vladimir Putin është i prirur ta njoftojë botën dhe ka një mundësi të artë për ta bërë këtë.

Forumi "Një brez një rrugë" po zhvillohet në Pekin, Kinë, ku ai mbërriti mëngjesin e kësaj të marte dhe ku do të takohet me presidentin kinez të mërkurën, Xi Jinping.

Putin u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe në fund të takimit ai dha një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve “Tass”.

“Pavarësisht se në kushtet aktuale gjeopolitike mundësitë për të mbajtur kontakte dhe për të zhvilluar marrëdhënie janë shumë të kufizuara, – tha ai, – nuk mund të mos jetë burim kënaqësie që marrëdhëniet tona me shumë vende evropiane janë ruajtur dhe zhvilluar. Një nga këto vende është Hungaria”.

Të dy u takuan për herë të fundit më 1 shkurt 2022, tre javë para pushtimit të Ukrainës, kur udhëheqësi hungarez vizitoi Moskën.

Viktor Orban bën të ditur se vendi i tij “po përpiqet të shpëtojë gjithçka që mundet”.

“Hungaria, – këto janë fjalët e tij të cituara nga agjencia ‘Interfax’, – nuk donte kurrë një përplasje me Rusinë. Përkundrazi, synimi ynë ka qenë gjithmonë krijimi dhe zgjerimi i kontakteve të ndërsjella dhe ia kemi dalë. Megjithatë, për shkak të operacionit ushtarak dhe sanksioneve, marrëdhëniet tona kanë pësuar shumë”.

Orban përsëriti: “Ne jemi të interesuar të ruajmë bashkëpunimin jo vetëm në nivel komunikimi, por edhe në atë ekonomik, për aq kohë sa kjo është e mundur”.

Dhe pastaj falënderimet: së pari për kompaninë shtetërore ruse të energjisë atomike, “Rosatom”, e cila - pavarësisht sanksioneve - po ndërton një termocentral bërthamor “Paks2” në Hungari; pastaj “Gazprom”-in për faktin se kompania vazhdon të respektojë kontratat ekzistuese.

“Ne ia dolëm të kursenim shumë nga ato që arritëm, askujt nuk i pëlqen t'i shfuqizojë rezultatet e punës së tij të arritur në të kaluarën për arsye që nuk janë faji i tyre”, shtoi Orban.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë