Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin duket se kanë forcuar lidhjet e tyre të ngushta mes në një stërvitje të madhe ajrore.
Erdogan ishte mysafiri i nderit i presidentit rus në një stërvitje ajrore jashtë Moskës. Të dy udhëheqësit u ndalën në një stendë për akullore për t’u freskuar dhe Erdogani u dëgjua duke pyetur Putinin, ‘A do të paguani edhe për akulloren time?’.
“Sigurisht, ju jeni mysafiri im”. iu përgjigj Putin.
Putin dhe Erdoigan janë duke diskutuar mundësinë e dërgimit të sistemeve ruse siç janë aeroplanët luftarakë, Sukhoi Su-57 dhe aeroplanët Su-35.
Rusia ka nisur tanimë dërgimin e sistemeve të saj të mbrojtjes S-400 në Turqi, hap që ka tensionuar marrëdhëniet e Ankarasë me aleatët e NATO-s.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklarioi pas takimit me presidentin rus se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin për mbrojtje me Rusinë, duke përfshirë aeroplanët ushtarakë.
Erdogan mësohet se e ka pytur Putin nëse mund të blejë avionë Su-57. “Mund t’i bleni”, është cituar të ketë thënë Putin, sipas agjencisë së lajmeve, Interfax.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.