Ne rrjet

Putin: Perëndimi kërkon të diktojë rregullat në botë dhe kjo është një luftë e vërtetë kundër Rusisë

Gazeta Si - Perëndimi "provokon konflikte të përgjakshme", mbjell farat e "rusofobisë" dhe pretendon t’u "diktojë rregullat e tij të gjitha kombeve", tha Vladimir Putin në fjalimin e tij në paradën në Sheshin e Kuq në përvjetorin e fitores ndaj nazizmit.

“E ardhmja e sovranitetit rus varet nga pjesëmarrësit në operacionin special ushtarak”. Fjalimin, Putini e mbylli duke vlerësuar “fitoren”. "Asgjë nuk është më e fortë se uniteti ynë."

Nga Sheshi i Kuq, gjatë Paradës së Fitores (kundër nazizmit), lideri rus theksoi:  “Një luftë e vërtetë është nisur kundër nesh, por ne e kemi mundur terrorizmin. Perëndimi harron se kush e mundi të keqen. Rusia, si gjithë të tjerët, dëshiron paqen, por ne do të mbrohemi. Çdo ideologji supremacie, është një krim që sjell vdekjen, por elitat globaliste perëndimore vazhdojnë të flasin ekskluzivisht, të organizojnë konflikte dhe agresione”.

Ai shtoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që liderët e ish-bllokut të BRSS të jenë prezent me të në Moskë sot.

Duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Kuq, Presidenti Putin tha se "lufta e vërtetë po bëhet kundër atdheut".

Ai thotë se Rusia dëshiron të shohë një të ardhme paqësore, por ai akuzon elitat perëndimore për të cilët shprehet se po mbjellin farën e urrejtjes dhe rusofobisë.

“Betejat që vendosin për fatin e atdheut tonë janë bërë gjithmonë kombëtare dhe të shenjta”, u thotë Putin rusëve.

Udhëheqësi rus shprehet se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa puna e tyre luftarake, pasi siguria e Rusisë llogarit në punën e atyre që janë në vijën e parë. "Të gjithë po luten për ju," u thotë ai ushtarëve në Sheshin e Kuq.

Putin shpeshherë e krahason qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës me nazistët e mundur në Luftën e Dytë Botërore. Ai nuk është larguar nga ai skenar as sot, duke akuzuar liderët e Ukrainës si neo-nazistë teksa ngre pretendimin për një luftë të vërtetë që sipas tij po zhvillohet kundër Rusisë.

“Vetëm Rusia i qëndron besnike arritjeve të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Perëndimi ka harruar se kush i mundi nazistët”, thotë Putin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë