Bota

Putin: Kemi bombarduar selinë e inteligjencës ushtarake në Ukrainë

Gazeta Si - Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 461-të të saj. Shpërthime të reja në Kiev, kryebashkiaku i Moskës ka pohuar se kryeqyteti rus është sulmuar me dronë. Zelenski ka njoftuar se është marrë një vendim për kohën e kundërofensivës dhe se ka pasur një telefonatë me presidentin turk Erdogan.

Sipas ‘TASS’, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia ka bombarduar dy ose tri ditë më parë selinë e inteligjencës ushtarake ukrainase. Më parë zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitri Peskov, i kishte përkufizuar sulmet me drone në Moskë si një raprezalie pas një bombardimi rus në një "qendër vendimesh’ në Kiev.

Presidenti rus tha gjithashtu se mbrojtja antiajrore ka funksionuar në mënyrë të kënaqshme ndaj sulmeve me dron.

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, James Cleverly, ka pohuar se Ukraina ka të drejtë të "mbrohet" nga Rusia edhe "duke ushtruar forcën" jashtë kufijve të saj. Ai u shpreh se aleatët perëndimorë "duhet t’ia njohin" Kievit "të drejtën legjitime për t’u mbrojtur brenda dhe jashtë kufijve të saj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë