Futboll

Puthi lojtaren në buzë gjatë ceremonisë, presidenti i Federatës spanjolle kërkon ndjesë

Gazeta Si – Me një deklaratë të shpërndarë për mediat, Luis Rubiales, numri 1 i Federatës Spanjolle të Futbollit, ka provuar të mbyllë çështjen e puthjes në buzë të lojtares Jeni Hermoso gjatë ceremonisë së trofeut dhe medaljeve në Botërorin e femrave.

"Sigurisht që kam gabuar, duhet ta pranoj, - ka deklaruar Rubiales. – Nuk kisha asnjë qëllim të keq në një moment entuziazmi të jashtëzakonshëm. Ne që ishim në stadium e përjetuam gjithçka në mënyrë natyrale, kurse jashtë u krijua konfuzion.

Momenti qe shkaktoi shume polemika. Gazeta Si, 21 gusht 2023

Kërkoj ndjesë, duhet të mësoj nga ky episod që kur je president duhet të jesh më i vëmendshëm”. Këto janë fjalët e Rubiales, mjaft i kritikuar për gjestin e tij të pakontrolluar përpara kamerave.

Spanja fitoi Kupën e Botës në futboll për femra të dielën, pasi mundi 1-0 Anglinë në finale. Gjatë ceremonisë së medaljeve, presidenti Rubiales përqafoi fort dhe puthi lojtaret një e nga një, por në rastin e Hermosos e kaloi kufirin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë