Lajme

Pushimi i çështjes ndaj Bashës, vendimi i Gjykatës: Nuk ekziston fakti penal

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Tiranës që pushoi procesin për falsifikim ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ish-sekretari të përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi të akuzuar për falsifikim formularësh për çështjen e lobimit.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se nuk ekziston fakti penal.

Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

Sipas gjykatës, kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” s’ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.

Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë