Keshilla

Punoni me orare të zgjatura? Rrezikoheni nga diabeti i tipit 2

Orari  zgjatur i punës shkakton disa sëmundje. Por në studimin më të fundit hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se nëse punoni me orare të zgjatur rrezikoni të prekeni edhe nga diabeti i tipit 2.

Një epidemiolog në Institutin për Punë dhe Shëndetësi në Toronto Mahee Gilbert-Ouimet dhe kolegët e saj, analizuan të dhënat prej më shumë se 7,000 punonjësish në Kanada të cilët u ndoqën për më shumë se 12 vjet për të kuptuar më mirë nëse orët e punës mund të ndikojnë në rrezikun e diabetit.

Në studimin e botuar në BMJ Diabetes Research & Care, ata raportojnë se gratë që punojnë më shumë se 45 orë në javë kishin një rrezik prej 51% më të lartë të zhvillimit të diabetit gjatë periudhës së studimit krahasuar me gratë që punonin 35 deri në 40 orë në javë.

Por, ata nuk shihnin të njëjtin efekt tek meshkujt. Në fakt, burrat që punonin orë më të gjata duket se kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit në krahasim me meshkujt që punonin më pak orë. “Isha i befasuar të shihja efektin disi mbrojtës të orëve të punës më të gjatë mes meshkujve”, thotë Gilbert-Ouimet.

“Ndërsa për sa u përket grave, ne i dimë se gratë kanë gjithmonë tendencën për të marrë shumë punë familjare dhe përgjegjësi jashtë vendit të punës, kështu që mund të supozohet se orari i punës mund të ketë një efekt të kundërt në shëndet.” Hulumtuesit shpjegojnë, se efekti i orëve më të gjata të punës ishte më i fortë tek femrat që punonin më shumë se 45 orë në javë në punë, të cilët jetonin me fëmijë nën moshën 12 vjeçare.

Në studim thuhet se niveli më i lartë i aktivitetit fizik të meshkujve mund të ndihmojë në shpjegimin, pjesërisht, të rrezikut të ulët në zhvillimin e diabetit. Studimet e mëparshme kanë arritur në përfundimin se njerëzit që punonin orë më të gjata duket se kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit në krahasim me ata që punonin më pak orë, por vetëm mes njerëzve me status më të ulët socio-ekonomik. Shumica e studimeve përfshinin gjithashtu vetëm burrat dhe jo gratë.Gilbert-Ouimet dhe ekipi i saj nuk gjetën një ndarje të ngjashme në lidhje me rrezikun sipas nivelit të


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë