Lajme

Punime tek “Mbikalimi Kashar-Rinas”, si devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të shtunën nga ora 09:00 deri në orën 17:00 të pasdites dot të ketë punime në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” dhe për këtë arsye do të ketë devijim të qarkullimit të mjeteve.

ARRSH bën me dije se punimet do të kryhen në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit dhe Trafiku do të devijohet me një kalim.

“Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme", - thuhet në njoftim.

Sipas ARRSH-së, trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve, ndërsa lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë që do të realizojë punimet.

"Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku”, bën me dije ARRSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë