Ka ndodhur

Punëtori i ndërtimit bie nga skela në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën

Një punëtor ndërtimi ka rënë nga skela sot pasdite, në pallatin që po ndërtohet pranë rrugës Sali Nivica në Tiranë. Ai ka rënë nga një lartësi e madhe dhe është transportuar me autoambulancë për në spital.

Nga një informacion paraprak i policisë mësohet se punëtori i rënë nga skela është shtetasi me inicialet R.X., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2021, rreth orës 16:40, në rrugën “Sali Nivica”, duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia, punëtori shtetasi R.X., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë