Treg

Punët në tregun e ligjshëm të kanabisit, 11% më shumë se paga mesatare në SHBA

Sa më shumë shtete po e legalizojnë përdorimin e kanabisit, industria që siguron drogën, ka fituar një besim në rritje në perspektivën afatgjatë dhe po përhapet me shpejtësi.
Çelja e vendeve të reja të punës u rrit me 76 % prej dhjetorit 2017 në dhjetorin 2018, me 1,512 vende pune të hapura në muajin e fundit të vitit 2018, sipas Glassdoor. Në vitin 2017, ky numër ishte vetëm 858.

Përshpejtimi i industrisë nuk parashikohet të ngadalësohet në terma afatshkurtër dhe afatmesëm, pasi rritja tashmë për këtë sektor është trend sipas vëzhgimeve të kryera vitet e fundit nga Glassdoor. Kjo falë heqjes së ndalimit të drogës.
Vitin e kaluar shtatë shtete dhe Uashington D.C. aprovuan ndryshimin e masave për kanabisin, që do të thotë 33 shtete dhe kryeqyteti tanimë lejojnë marijuanën ligjërisht si për rekreacion ashtu edhe për përdorim mjekësor.

Sipas një sondazhi të Gallup Poll në tetor të 2018-ës, dy të tretat e amerikanëve janë tashmë në favor të legalizimit kombëtar.

Kjo mbështetje popullore dhe vendimi i Kandasë për të legalizuar kanabisin në nivel federal vitin e kaluar duket se kanë frymëzuar industrinë për të investuar shumë në burimet njerëzore, pavarësisht çështjeve ligjore me të cilat mund të përballen në nivel kombëtar.
"Të investosh në rekrutim është një prej treguesëve më të fort në lidhje me besimin në biznes pasi kërkon një investim thelbësor në terma afatgjatë, përpjekje dhe para" ka shkruar në blogun e tij Daniel Zhao, një ekonomist dhe analsit të dhënash pranë Glassdoor.
Roli që këto kompani duan të përbushin mund të mos jetë ajo që pritet. Ndërsa ata kanë nevojë për punëtorë në sektorin e shitjes me pakicë në dyqane, 53 % e vendeve të reja të punës në këtë industri janë për profesionistë ose teknicien si manaxherë auditi të sigurimeve, manaxherë produkti dhe manaxherë marketingu.

"Me bërjen e industrisë së kanabisit ligjore në shumë vende me kohën, shumë role profesionale do të kërkohen të përmbushen për të ndihmuar biznesin që të përshtatet me ligjet e taksave edhe rregulloret për të qenë konkurrentë në tregjet e mëdha" shruante Zhao.

Punonjësit në industrinë e kanabisit kanë paga shumë të mira gjithashtu— rreth 11 % më të larta se sa paga mesatare në SHBA prej 52,863 $. Të dhënat janës sipas raportit të dhjetorit të 2018-ës të Glassdoor. Paga mesatare në industri është 58,511 dollarë në vit, ose 5,648 dollarë më e madhe se paga kombëtare, edhe pse pagat individuale mund të shkojnë nga 22,326 dollarë në vit për punë të shërbimit deri në 215,384 dollarë në vit për profesionistët ligjorë.
Kërkesat më të mëdha për punë në këtë industri janë në sektorin e shërbimeve dhe të shitjes me pakicë — pozicionet si ambasador brandi dhe bashkëpunëtor shitjesh — të cilat secila llogarit 5 % të punëve të disponueshme.
Do të ishe shumë me fat nëse kërkon punë në vende më të mëdha ku janë miqësorë ndaj kanabisit si në San Francisco, ku numri i vendeve të punës në çdo sektor është më i madh —13 % e të gjitha pozicioneve të listuara; Los Angeles, 12 %; dhe Denver 7 %.
New York City dhe Seattle.

Shumica e kompanive që kërkojnë të rekrutojnë nuk janë të përqëndruara vetëm në qyetet më të mëdha, por ata synojnë gjithashtu të jenë biznese të vogla ose të mesme me më pak se 500 punonjës. Më shumë se 80 % e vendeve të reja të punës janë në kompani të tilla saqë kompani më të mëdha duket sikur janë të gatshme për të investuar në tregun e kanabisit në përmasa lokale për shkak të statusit ligjor të pasigurt të drogës, sipas Glassdoor.
Kompania më e madhe në rekrutim, Green Thumb Industries, është "biznes që kultivon, proceson dhe shet kanabis –(produket të lidhura direkt), sipas të dhënave të Glassdoor. Kjo kompani po kërkon të rekrutojë 67 punonjës.

Kompani të tjera të ngjashme që janë në kërkim të shumë talenteve përfshi Surterra Wellness, me 58 vende të reja pune të çelura, MedMen, me 31, dhe Vireo Health, gjithashtu me 31 vende të reja pune të çelura.

Rregullorja është me rëndësi në këtë proces. Teksa kjo industri e re kërkon ndihmë për çështjet e pajtueshmërisë, kompanitë dhe qeveria po rritin fuqinë punëtore të tyre për të siguruar përmbushjen e standardeve ligjore.

MGO, një firmë profesionale shërbimesh, po kërkon aktualisht 41 punonjës aktualisht për të plotësuar njësinë e saj të specializuar në kanabis, ndërsa shteti i Uashingtonit ka nevojë për 22 punëtorë të rinj për të zgjeruar degën e saj rregullatore dhe pajtueshmërisë, sipas Glassdoor.

Faqet e kompanive në internet evidentojnë se kompanitë e kësaj industrie parashikojnë të kërkojnë akoma më shumë punonjës profesionistë dhe të talentuar për të patur produkte të sigurta dhe cilësorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë