Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” se sot është çelur thirrja e dytë për punësimin e ekselentëve.
Kreu i qeverisë bën me dije se për punësimin në administratë është shtrirë rrezja deri tek ekselentët e vitit 2015.
“THIRRJA E DYTE për punësimin e ekselentëve u çel sot
Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës. Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.
Platforma online për punësimin e studentëve ekselentë u prezantua nga vetë kryeministri Rama në janar të këtij viti. Kjo platformë u bë realitet pas protestës së studentëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.