Vende dhe Udhetime

Punë dhe pushime në një fermë ekologjike

I njohur si "fshati pyjor", një fermë në rrethin e Izmitit në Turqi, mirëpret turistët që janë të interesuar për bujqësinë ekologjike. Ndërsa duke ndihmuar me punët e përditshme të fermës, turistët gjithashtu do të shijojnë kohën në natyrë dhe të gjejnë kohë për tu çlodhur. Pas mbërritjes në Izmit, turistët drejtohen në fermë, të vendosur rreth 25 kilometra larg qendrës. Sapo të arrijnë në fermë turistët fillojnë të përgatiten për punën vullnetare në fermë si pjesë e një programi të prezantuar nga Shoqata e Mbështetja e Jetës Ekologjike.

Pronari i fermës, Burak Alsan, ka mirëpritur vullnetarët e bujqësisë ekologjike nga e gjithë bota që nga viti i kaluar. "Njerëzit po vijnë në fermë nga vende që nuk kam dëgjuar kurrë më parë", tha ai. "Njerëzit zakonisht zgjedhin fermën tonë, sepse është afër Stambollit, vullnetarët punojnë me tokën dhe kujdesen për kafshët, ne kemi fermën e vetme ekologjike në zonë, turistët shijojnë punë në fermë, ndërsa mësojnë më shumë se si të bëjnë bujqësinë ekologjike. Na tregojnë fragmente të kulturës së tyre " ka thënë Aslan më tej.

Turistët nuk paguajnë as për strehimin as ushqimin. Të gjitha shpenzimet mbulohen nga ferma në këmbim të punës së tyre. Një ditë pune e zakonshme fillon në orën 08.00 dhe mbaron në orën 13.00 të mesditës. Turistët kanë kohë për të eksploruar zonën jashtë orarit të punës.
Një amerikan Wynn Romere, 37 vjeç, ka thënë se është i interesuar për stile të ndryshme bujqësore dhe erdhi në Turqi për të mësuar më shumë gjëra rreth bujqësisë ekologjike. Ai admironte natyrën e fermës, si dhe mikpritjen e pronarëve të femrës. "Kam mësuar shumë se si rriten perimet këtu. Gjithashtu, gratë këtu kanë aftësi të jashtëzakonshme gatimi.” ka zbuluar ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë