Jete & Stil

Puna nga shtëpia mund t’ju shkatërrojë gjumin

Që kur filloi pandemia, shumë njerëz filluan punën nga shtëpia dhe ndërsa fillimisht dukej si një ide e mirë, një studim i ri tani ka zbuluar se kjo rutinë ka filluar të ndikojë në gjumin e njerëzve pasi shumë prej tyre e kanë të vështirë të shkëputen nga puna dhe të flenë pak.
Studimi i publikuar në "Journal of Translational Medicine", në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mënyra e re e jetesës ka ndikuar shumë në gjumin e njerëzve.
Për studimin, orari dhe zakonet e gjumit të pjesëmarrësve u monitoruan para karantinës, dhe pastaj 40 ditë pas karantinës.
Studiuesit morën në studim 121 burra dhe gra të moshave 18 deri 65 dhe analizuan ndryshimet në efikasitetin e gjumit, kohën në të cilën një person bie në gjumë, cilësinë e gjumit të tij dhe përgjumjen gjatë ditës.
Të dhënat, pasi u përpiluan, u kontrolluan duke përdorur Indeksin e Cilësisë së Gjumit në Pittsburgh (PSQI) dhe Indeksin e masës trupore (BMI) të pjesëmarrësve.
Studiuesit arritën në përfundimin se kishte një rritje në rezultatin e PSQI, që nënkuptonte përkeqësimin e cilësisë së gjumit, pasi filluan të punonin nga shtëpia.
Studimi gjithashtu vuri në dukje se rezultati i PSQI ishte më i lartë tek ata që punonin nga shtëpia për shkak të përdorimit të tepërt të telefonave, pajisjeve të tjera si dhe shtimi i orëve të punës.
U zbulua gjithashtu se pjesëmarrësit ishin më pak aktivë fizikisht dhe kishin një tendencë për të ngrënë ushqime të dëmshme dhe në mënyrë të çekuilibruar. Të gjitha këto ndikojnë në një gjumë të keq çka sjell dhe shumë probleme të tjera.

Burimi: Express. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë