Nga 1 korriku deri më 23 shtator nga operacioni antiinformalitet janë identifikuar 892 subjekte me punonjës në të zezë.
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka kontrolluar në këtë periudhë kohore 2475 aktivitete prej të cilëve 36 për qind kanë qenë në shkelje.
Numri më i lartë i subjekteve që kanë shkelur ligjin janë zbuluar në qytetin e Durrësit, më pak në qytetin e Fierit.
Të dhënat e Inspektoriatit Shtetëror i Punës tregojnë se në 892 subjekte me risk informaliteti, nga 5532 punëmarrës, 1688 ose 31 % e totalit punonin të padeklaruar.
Efekti në arkën e shtetit për mungesë deklarimesh të këtyre punonjësve është 12.2 milionë lekë e llogaritur mbi bazën e pagës minimale prej 26000 lekë.
Pas gjetjeve, 1464 punëmarrës janë formalizuar brenda afatave inspektuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.