Lajme

Pukë, vinçi del nga rruga, humb jetën drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pukë-Shkodër, ku ka humbur jetën një person. 

56-vjeçari ka mbetur i vdekur pasi mjeti vinç që drejtonte ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30 në fshatin Gomsiqe të Pukës. Gjithashtu në mjet ka qenë edhe shtetasi G. N. 23 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë