Politike

Publikoi lidhjet mes Olsi Ramës dhe emrave që drejtonin laboratorin e drogës në Xibrakë, Bardhi shkon në SPAK: Hapni hetimet

Siç paralajmëroi një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dorëzoi në SPAK prova që, sipas tij, lidhin vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Një ditë më parë, Bardhi i kërkoi SPAK të rihapë dosjen.

“Thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit.

Nga ana tjetër, SPAK ka për detyrë të hetojë edhe rolin e dy prokurorëve të asaj çështje z. Olsian Çela (promovuar me votë të mazhorancës socialiste si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës) dhe z. Edvin Kondili (mbështetur nga Edi Rama si kandidat për drejtimin e SPAK një vit më parë dhe për të cilin zhvilloi një konflikt të hapur kundër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë), si dhe të Policisë së Shtetit, në fshehjen apo prishjen e provave, mospërmbushjen e rregullt të detyrës, dhe moskryerjen e asnjë veprimi për të hetuar deri në fund procedimin e veçuar 335/1 – viti 2016. SPAK ka përgjegjësinë përpara publikut të jap një informacion të plotë se kush e ka penguar hetimin e këtij procedimi, pse është lënë në heshtje apo harresë kjo dosje, dhe cili është fati i këtij procedimi deri dje?”, u shpreh Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë