Politike

E gjithë kupola e PS në përgjimet e reja të “BILD”, Rama: Është realizuar objektivi?

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur, qeverinë shqiptare me mashtrimin elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

LEXO EDHE:
- Doli te përgjimet e Bild, Ndreu: Bisedë normale mes socialistësh
- Pas serisë së përgjimeve të Bild, prokuroria sërish: Po hetojmë!
- Rama konfirmon bisedën: Shantazhe, prokuroria të hetojë
- Rama: Do të padis gazetarin e Bild

Në përgjimin e parë dëgjohet vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, duke komunikuar me një person të quajtur Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme në 2017.
Regjistrime telefonike të publikuara nga “Bild” u përkasin hetuesve shqiptarë dhe implikojnë sipas gazetës qeverinë e kryeministrit Rama me manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017.

“Shqipëria është një nga vendet më të bukura, por edhe një nga vendet më të prapambetura në Europë. Ajo konsiderohet tani një vend droge, si Kolumbia e Europë dhe po bëhet një rrezik për Ballkanin. Vendi ka degjeneruar, klanet kriminale dominojnë jetën politike dhe publike. Korrupsioni është normal, ashtu i edhe blerja e votave në zgjedhje”, shkruan gazeta gjermane. “Për disa muaj me radhë ka demonstrata masive. Opozita akuzon qeverinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, se ka manipuluar zgjedhjet parlamentare në vitin 2017 duke përdorur mafian, ka blerë votat dhe mbështetësit e opozitës kanë bërë presion apo edhe penguar nga votimi”, vazhdon më tej “Bild”.

Këto përgjime tregojnë se si kriminelë, zyrtarë të policisë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë socialiste, duke përfshirë kryeministrin, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, anëtarin e komisionit të sigurisë Xhemal Qefalia, deputetin Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për kryetar bashkie të Lezhës, kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe figura të larta të qeverisë socialiste janë përfshirë bë blerjen e votave, intimidime ndaj votuesve të PD-së gjatë zgjedhjeve në Dibër.

Pjesa e parë e këtyre përgjimeve zyrtare tregon se si një drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi ka ngritur një skemë të qartë dhe një strategji për blerjen e votave, pengimin dhe shantazh të votuesve. Ai nuk është i vetëm në skemën kriminale.

Si pjesë e investigimit, të dosjes 184/2016, prokuroria shqiptare e antimafias ka interceptuar një telefonatë mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit Arben Keshi, i cili zbulon se kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë në aktivitetin kriminal.

Përgjimi i parë
Edi Rama: Hë mo si duket.
Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu ëëë?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?
Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.
Edi Rama: Çfarëe do të bëshin ty ata?
Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.
Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.
Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?
Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?
Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.
Edi Rama: Mirë vllai!
Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.
Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

Në audio-pergjimin e dytë, Arben Keshi flet me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi në telefon, e përgjuar pas bisedës së parë që kryeministri Edi Rama ka pasur me vetë Keshin, drejtorin në Ministrinë e Brendshme. Këtu flitet për zgjedhjet në Dibër, hetimet dhe përgjimet.

Përgjimi i dytë
Arben Keshi: O njësh, mirëmëngjesi!
Arta Gaçi: Mirëmëngjesi! Çfarë bërë?
Arben Keshi: Mirë! Si kalove tij?
Artan Gaçe: Jam këtej nga Ndroqi me shefin e madh (Ramën)! Dhe më foli me superlativa për ty! Arben Keshi: Falimenderit!
Arta Gaçi: Jo nga ai, ai, unë po e po!
Arben Keshi: Faleminderit!
Artan Gaçi: Ai është ai (nuk dëgjohet) Ashtu më tregoi historinë e 2011 dhe të gjitha gjërat. Me pak fjalë i ke pikët maksimale!
Arben Keshi: Ishalla kthehet në realitet, se ngela, u bë tre vjet..
Artan Gaçi: Jo, jo nuk është ashtu. Ke një vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjitha! Ai tha e gjithë Maqellara venë tek ty, tha ai është personi. Ai është e ka kopsitur e ka bërë tha, komplet gjithë gjonat. Edhe në 2011 fitoi, por ndodhi ca, një kuti.
Arben Keshi: Hajt mos ashtu ka qenë shkrujt
Arta Gaçi: Është merita e Benit, komplet i thashë.
Arben Keshi: Rrofsh, faleminderit!
Artan Gaçi: Desha me ta thënë që të ashtu..
Arben Keshi: Rrofsh, faleminderit
Artan Gaçi: Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë

Në audio-përgjimin e tretë, Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar, i cili ka nurmin 0685922860. Ai e informon zyrtarin e Ministrisë së Brendshme se ka shkuar tek një familje për të blerë vota.

Përgjimi i tretë
Arben Keshi: Nga u zhduke?
0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë
Arben Keshi: Ku?
0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
0685922860: Tasie Leshi
Arben Keshi: Po çfarë thotë?
0685922860: Nuk do ia Refiku
Arben Keshi: Po në rregull, mirë
0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu
Arben Keshi: Po lëre. Nëse nuk duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.
0685922860: Ok, mirë.

Në përgjimin e katër është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme, ku flitet për votimet në Dibër. Bashkëbiseduesi i Keshit thotë se njëri kërkon 200 mijë lekë për 4 vota, nga 50 mijë lekë për votë. Më pas ai i thotë se nga ana ime i ke të gjitha punët e mbaruara.

Përgjimi i katërt
Arben Keshi: Hë mo
Qytetari: I mora këta këtu te shtabi, i njeh?
Arben Keshi: Nuk e njoh, i kujt është Altini
Qytetari: I Isuf Qokut, ish-nxënësi im
Arben Keshi: Po ça ka ai?
Qytetari: Ai ka një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha , kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje.
Arben Keshi: Po
Qytetari: Atij ja komunikova pardje, atij zotërisë Kollashikut, ia kam komunikuar atje në rrugë, u nda me atë, i thashë Anës. Ja thashë o vlla në emër tënd.
Arben Keshi: Jo në emrin tim
Qytetari: Ne emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të arsimit, ia komunikova.
Qytetari: E mbarova atë punë domethënë. Gëzim Hoxhën që kisha problem, se ka qënë në Itali, se ai është kushuri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.
Arben Keshi: Po e kam parasysh
Qytetari: Janë kushurinj të dy ata.
Arben Keshi: po
Qytetari: Është e mbaruar ajo punë, nuk ka asnjë gjë. Kam fol edhe me Bujar Kurtazën dhe me Vehbi Muhametin, kunata e Vehbiut është mbesë e Rrem Ramës.
Arben Keshi: Ata vëllezërit e Vehbit na çanë dërrasat tu u zënë, ky thotë…
Qytetari: Jo jo, s’ka lidhje me ata fare ai, nuk është përzier ai. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuaj mua.
Arben Keshi: Se kam parë
Qytetari: Nëse ke informacionin më të vogël ma trego
Arben Keshi: Mirë
Qytetari: Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Dhe e fundit. Atij zotërisë unë ja kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Ja kam thënë mu përpara lokalit të Begut.
Arben Keshi: Në rregull
Qytetari: Po qe se ashtu pyet edhe Neki Ukën, pyet edhe Din Jasharin.

Në përgjimin e pestë, Arben Keshi, drejtori i Ministrisë së Brendshme, në përgjimin e peste flet me dy persona me numrat 0686913636 dhe 0675590725. Një person i paidentifikuar nga zyra elektorale dhe PS i telefon drejtorit Keshi dhe i thote se dy votues po kërkojnë paratë, duke pretenduar se ata nuk janë paguar. Drejtori Keshi i thotë atij se do t’i verifikojë dhe i telefonon një personi tjetër.

Përgjimi i pestë
Arben Keshi: Hë me?
0686913636: A u nise?
Arben Keshi: Po më për Çakran?
0686913636: Dëgjo, të betohen në Zot! Nuk ka lëviz hiç
Arben Keshi: Si o ska lëviz o burrë, çfarë po thu! Ai sapo më mori në telefon, dhe më tha se ka mbaru punë me të gjithë ata që ka bërë listën! Lërë se të dizinformojnë më shumë.
0686913636: Ore më mori në telefon…
Arben Keshi: Siç ju ngatërrojnë me Tanin, me ata, sepse Uruçi nuk ka qenë në lista!
0686913636: Ore më mori Nexhipi, për zotën!
Arben Keshi: Ai Nexhipi (nuk dëgjohet)… përderisa s’ka qenë në listë Nexhipi për vete. Më jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon.
Biseda e dytë.
Arben Keshi: Xhabir Elezi, Sokol
0675590725: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë andej apo jo… I ke dhënë gjo apo nuk i dhënë
0675590725: Po, po të dyve
Arben Keshi: Ai ka ardh këtu e thotë jo
0675590725: Ka ardh Xhabiri?
Arben Keshi: Po
0675590725: Merre me vete sille këtej
Arben Keshi: Mirë
KESHI MERR NUMRIN TJETËR PRAPË
Arben Keshi: A e ke aty atë, apo flet kot ai
0686913636: Jo më në thotë i du n’shpi, sa mirë ma parë
Arben Keshi: Ai thotë merre vete, thotë i kam vete ma bjer këtu. Unë ia kam dhanë më tha!
0686913636: Ok

Në përgjimin e gjashte është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe një personi tjetër, i cili i tregon për një episod që i ka ndodhur.E mban mend atë personin që nuk e pranoi ofertën javën e kalume? Ka ardhë duke më kërku tani. Është këtu’, i thotë personi i paidentifikuar drejtori të Ramës, Arben Keshi.

Përgjimi i gjashtë
Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.
0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu
Arben Keshi: Hë
0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë
Arben Keshi: Po
0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.
Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.
0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.
Arben Keshi: Mbaroi
0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)
Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot
0686913636: Ok

Me tej, Arben Keshi flet me Drini Gjeci, drejtori i Zyrës Rajonale të Arsimit në Dibër. Keshi i telefonon Gjecit që t’i kutjojë drejtorëve të shkollave që të votojnë për Partinë Socialiste.

Përgjimi i shtatë
Arben Keshi: He o Drini
Drini Gjecci: Hë më si je? A je mirë?
Arben Keshi: Mirë. Si je ti? A je lodh? Si është puna andej or ti?
Drini Gjeci: Mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej?
Drini Gjeci: Jo.
Arben Keshi:: Nuk ka shumë ë, mirë.
Drini Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?
Arben Keshi:: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.
Drini Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?
Arben Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorat në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë se për keni më marrë në telefon. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.
Drini Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato, hajde.
Arben Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t'ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve që leni pru sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p… të sëmës do ti çoj se jua kam q.. robt.
Drini Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.

Në përgjimin e tetë është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe shefit të komisariatit të Kamzës Sali Skura. Ky i fundit i thotë se Xhelal Mziu ka mbledhur 450 njerëz dhe i ka nisë me furgonë në Lurë e Reç. Kjo gjë e shqetëson Arben Keshin, i cili dëgjohet vetëm duke i thënë ‘ehe, ehe’.

Përgjimi i tetë
Arben Keshi: Po
Sali Skura: Shef beni si të kam? Sala në Kmëz jam, si ta ka vallai?
Keshi: Hë mo ckemii? Si kalon ti?
Skura: Si është tu shku?
Keshi: Mirë duket, na këputet ju të Kamzës, Bllokoni autobusët e Kamëzs.
Skura: Po ore, kemi nxjerr poastbolloqet e Kamzëz. Nga ora tre e gjysë e kanë plan mu nis. I kemi marrë disa masa dmth.
Keshi: A janë shumë?
Skura: Po mendohet se janë 450 njerëz.
Keshi: I ka organizo Xhelali eee?

Në përgjimin e 9 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe shefit të komisariatit të Kamzës Sali Skura. Skura telefonon Arben Keshin dhe e pyet se si është situata. Ai veçanërisht interesohet për Maqellarën, si zonë e madhe që është. Keshi e pyet Skurën nëse kanë ardhur shumë njerëz nga Tirana në Dibër dhe i thotë se kanë bllokuar autobusët e PD-së që janë nisur nga Tirana.

Përgjimi i nentë
Arben Keshi: Po
Sali Skura: O Beni Sala jam
Arben Keshi-He mo ça bone
Sali Skura-Çkemi si ja çove
Arben Keshi-Mirë si Kalove ti
Sali Skura-Hë mo si është andej
Arben Keshi-Ku di gjë, mirë duket po se di thesi i mbyllur
Sali Skura- Po,Po, si duket situata
Arben Keshi-Po mirë
Sali Skura-Jo po flas nga pikëpamja si e shikon ti domethën
Arben Keshi-Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52% se s’ka ku shkon
Sali Skura-Si shko Maqellara, si po afrohet
Arben Keshi-Se di, Mir, mir, mire, kshu kane thëne të gjithë po të shohim. Po do e shikosh vetë më mirë, është zonë e pa lexueshme kjo.
Sali Skura –Po, Po, Po e vërtetë
Arben Keshi- A erdhët shumë mrom ktej mo
Sali Skura- Çfarë
Arben Keshi-A erdhët shumë autobuza mbrëmë
Sali Skura- Jo, Jo , nja shtatë i bllokuam
Arben Keshi-I bllokuat e
Sali Skura-Po Po i futëm në dispacier, të tjerët i çuam me miqësi
Arben Keshi-Po mirë
Sali Skura- Mirë, Bëj kujdes vlla dhe fitore
Arben Keshi-Po Po , Faleminderit

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës flet në telefon me Arben Keshi. Damian Gjiknurit, ish-ministri i Energjetikes ka qenë pjesë e përgjimeve të publikuara sot nga BILD, ku flet me drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi për zgjedhjet në Dibër. Këtu flitet për grupin e disa persona që i dërgon për çdo rast, të cilët janë njerëz problematik (me rekorde kriminale)

Përgjimi i dhjetë
Damin Gjiknuri: Ca bohet?
Arben Keshi: Hic, asgjë
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjo?
Arben Keshi: Por duhet të vijnë tani këto deputetët e PS-së, se kanë ardhur këto të PD-së
Damian Gjiknuri: Tani do të vijnë edhe ata, se kanë qenë gjithë natën pa gjumë. Tani do vijnë.
Arben Keshi: Unë skam fjetur mbrëmë
Damian Gjiknuri: E di mër, e di, ja tashti do vijë ato
Arben Keshi: Le të vijnë dhe të dalin nëpër qendra se edhe njerëzit i shohin.
Damian Gjiknuri: Patjetër
Arben Keshi: Tani vëzhguesit e atyre janë nga rrethet e tjera dhe askush nuk i njeh.
Damian Gjiknuri: E di mër, e di se ashtu i kanë sjellë ata, s’kanë besim tek ata të vetët atje në Dibër. Gjithsesi po të dërgoj disa çuna që ti kesh aty, një furgon kështu, të jetë aty. Që të rrijnë aty.
Arben Keshi: Do t’i dërgoj të rrijnë aty te shtabi jot. Të mos dalin se janë nga ato tipat problematik, gjithsesi të jenë aty për çdo rast. Hajt mirupafshim.

Në përgjimin e 11 të gazetës Bild tregohet se Pjerin Ndreu, kërkon që Reshat Elezi të deklarojë votën e hapur kundrejt partisë Socialiste, duke radhitur edhe kërcënimet që duhet t’i thuhen.

Përgjimi 11
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, I thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që I çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: PO
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

Përgjimi 12, tregon blerjen e votave, kërcënimet e shantazhet në zgjedhjet e 2017 në Dibër, ku Drejtori Rajonal i Arsimit zbaton urdhrat e dhëna nga deputeti Pjerin Ndreu, i cili flet nw përgjimin e 11 me Drini Gjeci. Në ditën e zgjedhjeve, Drejtori i Arsimit Drini Gjeci urdhëron drejtorin e një shkolle, Reshat Elezi për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve hapur kundrejt PS. Gjtihashtu, ai e kërcënon nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, duhet të kërkojë një punë tjetër.

Përgjimi 12
Drejtori i shkollës: Alo, mirëmengjes drejtor.
Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.
Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?
Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.
Drini Gjeci: Në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

Me tej, drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati.

Përgjimi 13
Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Murati: Po.
Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.
Murati: Urdhro.
Gjeci: A ke votuar?
Murati: Jo akoma.
Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Gjeci: Çfarë radhe?
Murati: Radha or ti.
Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Murati: Ça flet o Drejtor?
Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.
Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.
Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.
Murati: Në rregull.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës i telefonon Bekim Krashit për transportimin e diçkaje, që dyshohet se është trasportim parash, duke e konsideruar atë si detyrë shtetërore. Personi ngre dyshime për faktin se kush do e menaxhojë dhe më pas e konfir,mon se do e bëjë ai dhe do merret ai me mënjëherë me këtë.

Përgjimi 14
Bekim Krashi: Po shef
Damian Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.
Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar
Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..
Bekim Krashi: merre listën , merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti
Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje pa merak

Në audio-përgjimin numër 15, biznesmeni Bekim Krashi merr në telefon një person, të cilit i blen votat për një shumë prej 50 mijë lekësh.

Përgjimi 15:
Bekim Krashi: Alo
0686795208: O Bekim si je a je mirë?
Bekim Krashi: Hë, cfarë ke bërë si ja kalove?
0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?
Bekim Krashi: Hë…
0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës
Bekim Krashi: Po
0686795208: Ka tre vota
Bekim Krashi: Po
0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë?
Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë
Bekim Krashi: Sa?
0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu
Bekim Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra
Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo
0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?
Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t'i jap ndonjë gjo
0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?
Bekim Krashi: Sa vota ka?
0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha
Bekim Krashi: 5
0686795208: Eeee
Bekim Krashi: T'u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?
0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?
Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë
0686795208: 40 për votë ëëëë?
Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre
0686795208: Po, 100 mijë lekë, po atij që ka dy vota?
Bekim Krashi: Atij ti japim një 60-70 mijë leksh
0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, domethënë ti japim edhe 20 të tjera plus
Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edhe 20
0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim
Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo
0686795208: Hë?
Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon
0686795208: T'kuptoj, t'kuptoj, shihi vetë tani
Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim!

Në përgjimin numër 16, Bild zbardh bisedim mes Bekim Krashit me një votues me emrin Drini.

Përgjimi 16
Votuesi: Mgjes
Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?
Votuesi: Asgjë, mirë
Bekim Krashi: Ha…?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na?
Bekim Krashi: Kush?
Votuesi: Drini more jam
Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini
Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?
Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër
Votuesi: A do të vish?
Bekim Krashi: T'u ardh jam
Votuesi: Hajde pra hajde




.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë