Bota

Publikohen pamjet e lirimit të 4 pengjeve izraelite mes britmave dhe shpërthimeve

Gazeta Si- Ushtria izraelite ka publikuar videon e lirimit të 4 pengjeve izraelitë në Nuseirat, në qendër të Rripit, më 8 qershor. Mes tyre edhe Noa Anrgamani, 25-vjeçarja izraelite, e cila u bë simboli i masakrës së 7 tetorit.

Tre pengjet e tjera të liruara nga ushtria izraelite, Shlomi Ziv, Andrey Kozlov dhe Almog Meir, u kapën nga forcat e Hamasit në festivalin e muzikës në Negev.

Pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të ushtarëve izraelite fillimisht tregojnë ata duke ecur nëpër pemë teksa i afrohen një prej ndërtesave, ku Hamasi mbante peng Almog Meir Jan, 21, Andri Kozlov, 27 dhe Shlomi Ziv, 41 vjeç.

Mes zhurmës së armëve, oficerët e policisë së Yamam hapin një derë për të hyrë brenda një shtëpie.

Dëgjohen britma dhe përplasje rreth ndërtesës, për të cilën Izraeli më vonë tha se i përkisnin gazetarit të Gazës, Abdallah Aljamal, i cili po i mbante pengjet brenda shtëpisë së tij.

Pasi kanë hyrë në shtëpi, oficerët gjejnë pengjet të ulur të tmerruar në dyshemenë e një dhome, ndërsa nga jashtë shtëpisë vazhdojnë të dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Ndërsa pengjet Jan dhe Kozlov thonë emrat e tyre dhe flasin me komandot, një tjetër shpërthim dëgjohet pranë murit, duke i zënë sërish në befasi.

Më pas shihen komandot duke i drejtuar pengjet larg murit, ku njëri prej tyre përpiqet të qetësojë Kozlovin dhe ta bindë atë se do të kthehen të sigurt në Izrael.

Të shtënat e radhës në video tregojnë oficerët që nxjerrin pengjet nga godina, ndërsa dëgjohen të shtëna pa ndalim.

Shpëtimi i guximshëm i pengjeve u krye nga oficerët Yamam në bashkëpunim me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe agjentët e inteligjencës Shin Bet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë