Lajme

Publikimi i përgjimeve, Rama padit në Gjermani gazetarin Peter Tiede

Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Edi Rama ka ngritur një padi në gjykatat gjermane kundër gazetarin gjerman Peter Tiede, i cili ka publikuar përgjimet në gazetën “Bild”
“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

https://twitter.com/ediramaal/status/1143517754055647233

Më herët kryeministri kishte deklaruar ta padiste gazetarin Tiede pikërisht në Gjermani, “në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme”. “Le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”, shkruante Rama në rrjetin social.
Në të njëjtën ditë, gazetari gjerman Peter Tiede replikoi me kryeministrin Edi Rama. “Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se kam fyer lartmadhërinë? Materialet janë origjinale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë funksionon? Jam i lumtur që e pranove…”, shkruante Tiede në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë