Psikologia 23-vjeçare, tashmë ‘Miss Xhamajka” është kurorëzuar në Londër si “Miss World 2019”.
“Për atë fëmijë të St. Thomas, në Xhamajka, dhe për të gjitha vajzat në të gjithë botën unë them: ju lutem, besoni në veten tuaj. Dijeni se ju jeni të denjë dhe të aftë për të përmbushur ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja, por e juaja”, ka shkruar në “Twitter”, e reja e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Florida, që të shtunën pushtoi publikun duke kënduar “I have nothing” nga Whitney Houston dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit britanik Piers Morgan: “Unë mendoj se përfaqësoj diçka të veçantë, një brez të grave që veprojnë për të ndryshuar botën”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.