Futboll

PSG-Marsejë nuk përfundon kurrë, Di Maria rrezikon të dënohet 6 javë

Nuk ka pasur vetëm fyerje raciste dhe omofobe gjatë ndeshjes PSG-Marsejë të 13 shtatorit, e mbyllur 0-1 dhe me një sherr masiv, ku u dhanë 5 kartonë të kuq dhe shumë të verdhë. Mesa faulleve të rëndë, kapjeve me duar dhe ofendimeve të natyrave të ndryshme, ka pasur edhe një pështymë që mund t’i kushtojë rëndë Di Marias. Veprimi i argjentinasit ka kaluar në komisionin e disiplinës dhe lojtari rrezikon deri në 6 ndeshje skualifikim.

Angel Di Maria. gazeta Si, 23 shtator 2020

Gjatë ndeshjes, Nejmar dhe Gonzalez ishin protagonistë të një debati të ashpër. Braziliani e akuzon lojtarin e Olimpik Marsejës për racizëm, por një video tregon se edhe ai Nejmar ka përdorur fraza omofobe karshi kundërshtarit. Në këtë sherr është përfshirë edhe Di Maria, veprimi i të cilit është kapur teksa analizoheshin video të ndryshme për përplasjen mes Nejmarit dhe Gonazalezit.

Argjentinasi duhet të shpjegojë sjelljen e tij, pështymën drejt mbrojtësit marsejez. Një gjest i dënueshëm dhe që rëndohet nga fakti se Di Maria sapo kishte kaluar Covid-19. Futbollisti i Marsejës ka pohuar se pështyma e ka prekur në faqen e djathtë, ndërsa nga imazhet duket sikur vetëm i kalon pranë. Do të jenë specialistët ata që do të përcaktojnë gjithçka, për të vendosur më pas dënimin e Di Marias.

https://twitter.com/vincentglad/status/1305237630058205186?s=20
Momenti kur Di Maria pështyn Gonzalez. Gazeta Si, 23 shtator 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë