Futboll

PSG, gati ofensivën për Icardin

Telenovela Icardi mund të jetë në seritë e fundit. Sipas asaj që bën të ditur l’Equipe, në fakt, Paris Saint-Germain është gati të bëjë lëvizjen finale, duke ushtruar të drejtën e blerjes mbi sulmuesin e Inter në termat e paracaktuar. Në detaje, sipas asaj që bëhet e ditur nga Franca, Leonardo dhe drejtuesit zikaltër janë duke arsyetuar mbi një shifër të përafërt me 60 milionë euro.

Pas dritës jeshile nga Wanda Nara, Icardi duket pranë qëndrimit nën Tour Eiffel. Në Francë tashmë nuk kanë dyshime dhe e japin të sigurte blerjen e ish-sulmuesit zikaltër. Shifra është shumë pranë asaj që kishte kërkuar Inter për huazimin dhe të drejtën e blerjes. Sipas l’Equipe, mungojnë 10 milionë euro, në krahasim me 70 të kërkuar nga zikaltrit, por duket se palët janë shumë pranë. Për momentin, oferta e Psg për Icardin pritet të përbëhet nga një pjesë fikse prej 55 milionë euro, plus disa bonuse për të arritur në 60 milionë.

Një thesar që duke parë situatën aktuale të merkatos, mund edhe të kënaqë Interin dhe të përdoret nga Marotta për përforcimet e mundshme në sulm, me objektiv kryesor gjermanin Werner. Sipas asaj që raporton Mirror, në fakt, Liverpool ka vendosur të tërhiqet nga gara për sulmuesin, pas refuzimit të Leipzig për të negociuar për shifra inferiore ndaj 50/60 milionë euro të përcaktuara në klauzolë. Detaj që, me 60 milionët e Icardit, mund të rikthejë Interin përsëri në lojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë