Futboll

PSG fiksohet me lojtarët e Barcelonës, kërkon dy përforcime të tjera nga katalanasit

Gazeta Si – Pasi ka marrë nga Barcelona më parë dy emra të mëdhenj, si Nejmar dhe Lionel Mesi, apo edhe Osman Dembele, PSG kërkon të bëjë sërish ‘pazar’ te katalanasit. Dhe janë dy emrat që janë vënë në shënjestër nga klubi parisien.

Drejtuesit e PSG-së kërkon Jules Koundé dhe Hektor Fort. Shtypi spanjoll bën me dije se francezët kanë miratimin e klubit katalanas për të parin, kurse i dyti konsiderohet i pashitshëm për momentin.

Përfaqësuesit e PSG-së kanë shkuar në Katalonjë dhe po këmbëngulin edhe për blerjen e Fort, duke paguar klauzolën prej rreth 6 milionë eurosh.

Klubi francez po përgatitet të bëjë një fushatë blerjesh sa më cilësore, duke ditur që në verë do të humbasë yllin e vet, Kilian Mbape, i cili pritet të bashkohet me Real Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë