Ne rrjet

Pse Xi Jinping ka frikë nga arushi Uini Pu?

Uini Pu është një arush i sjellshëm dhe shumë pozitiv. Kjo e bën atë jo të denjë për të qenë protagonist në një film horror. Një film i publikuar më herët gjatë vitit “Uini Pu: Gjak dhe mjaltë” ka shëtitur botën, por jo Kinën. Kjo nuk ka lidhje me përmbajtjen. Çdo përfshirje e arushit Pu është i garantuar të tërheqë vëmendjen e autoriteteve kineze. Pse?

Kur presidenti Xi Jinping vizitoi Barack Obamën në Shtëpinë e Bardhë në 2013-n , një faqe për meme në rrjetet sociale, e krahasoi dyshen me arushin Pu dhe shokun e tij imagjinar, Tigrin. Presidenti i Amerikës ishte i gjatë dhe i zhdërvjellët; Udhëheqësi i Kinës, në krahasim, dukej i më i vonuar. Korniza e Obamës arrin 1.87 metra. Lartësia e Xi, megjithëse një çështje misterioze, besohet të jetë midis 1.75 dhe 1.78 metra. Sido që të jetë e vërteta, një meme lindi.

Censurimi i internetit një Kinë është një lojë “hapa-dollapa”.Kritikat e drejtpërdrejta të Partisë Komuniste dhe sekretarit të saj të përgjithshëm japin efekt shpejt, kështu që përdoruesit e rrjetit duhet të gjejnë mënyra shumë kreative për t'u ankuar ose tallur përpara se autoritetet t'i kapin. Për një kohë, një ari i padëmshëm u bë ai targeti që nuk kapej. Përmendjet e Pu ishin gjithmonë referenca për udhëheqësin e Kinës. Në vitin 2015, një foto e Xi duke u futur në një limuzinë gjatë një parade ushtarake u krahasua gjerësisht me atë të Pu të ulur në një makinë lodër. Ajo u bë imazhi më i censuruar i Kinës i vitit, sipas Global Risks Insights, një organizatë që analizon rrezikun politik. Deri në vitin 2017, karakteret kineze për Uini Pu (fjalë për fjalë "Little Bear Winnie") ishin ndaluar në internet në Kinë.

Duke pasur parasysh se krahasimi me Xi ishte shpesh i butë, reagimi mund të duket si ekzagjerim. Udhëheqësit botërorë shpesh përpiqen ta mbulojnë autoritarizmin e tyre me një alter-ego tërheqëse, në fund të fundit: vetë Xi dikur kënaqej me emrin "Xi Dada", i përdorur në mënyrë të rreme nga mediat shtetërore, derisa disa filluan ta tallnin atë për këtë. Por udhëheqësi i Kinës vuan nga një tipar më i zakonshëm mes autoritarëve: një lëkurë e hollë. Xi ka akumuluar më shumë pushtet se çdo paraardhës i tij që nga Mao Ce Duni. Ashtu si Mao, ai ka ndezur një kult personaliteti, në të cilin ai duhet të shihet si i pagabueshëm. Ai është i fiksuar pas imazhit. Kuadrot e partisë pritet të mësojnë përmendësh mençurinë e Xi.

Kështu Kina ngre ushtri të censurës dhe polici sekrete për të minuar postimet online. Firmat e internetit punësojnë  mijëra njerëz që të fshijnë përmbajtjet e ndaluara, përfshirë fotografitë e arushit.  

Ndjeshmëria e censuruesëve mund të arrijë në qesharake. Vitin e kaluar një burrë transmetoi drejtpërdrejt veten duke ngrënë një tortë. Autoritetet u shqetësuan se torta dukej si forma e një tanku, kështu që ai u hoq nga transmetimi nga frika se mos po aludonte për ata që vranë studentët protestues në Sheshin Tiananmen në vitin 1989. Vitin e kaluar Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës miratoi një rregull që të gjitha komentet mbi Faqet kineze të lajmeve të kontrollohen përpara se të postohen.

Në vitin 2000, Bill Clinton parashikoi në mënyrë të famshme se regjimi autoritar i Kinës, i vendosur për të kontrolluar atë që njerëzit thonë për të, do të rezultonte i pafuqishëm në epokën e telefonave inteligjentë dhe informacionit që qarkullonte lirshëm në internet. Në fakt, qeveria e Xi - është treguar më shumë se e aftë për të mbajtur kontrollin. Siç thotë A.A. Milne (një i njohur i Uini Pu): "Organizimi është ajo që bëni përpara se të bëni diçka, kështu që kur e bëni atë, mos e bëni lëmsh"./TheEconomist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë