Financa Personale

Pse të varfërit po përballen me inflacion më të lartë?

Inflacioni i lartë është vështirë për t’u braktisur, kur çmimet janë rritur në produktet thelbësore.

Megjithëse çmimet po rriten për këdo, ka një arsye më shumë për t’u shqetësuar për ata në kufirin e varfërisë.

A po përballen të varfërit me inflacion më të lartë se të tjerët?

Agjencitë e statistikave e llogarisin inflacionin duke parë se si njerëzit i shpenzojnë paratë e tyre në të mira dhe shërbime, nga ushqimi tek energjia.

Më pas ata përdorin të dhënat nga secila kategori si pesha kur llogaritin normën mesatare me të cilën ndryshojnë çmimet. Meqenëse të pasurit priren të shpenzojnë më shumë, peshat do të pasqyrojnë më nga afër modelet e tyre të shpenzimeve sesa ato të të varfërve. Dhe nëse të varfërit priren të shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për produkte që po bëhen më të shtrenjta, norma e tyre e inflacionit do të jetë më e lartë se sa sugjeron shifra totale.

Para prillit , sjellja konsumatore e të pasurëve dhe të varfërve tregonte se ata po shtrydheshin njësoj. Të varfërit shpenzuan më shumë për faturat  e ngrohjes, ndërsa të pasurit për naftë. Zyrtarët thonë se çmimet janë njësoj për këdo, por kjo nuk funksion kështu. Firma produktesh në buxhet, synojnë të kenë çmime më afër kostos. Me kostot në rritje, nga lufta, Brexit apo çfarëdo, çmimi i këtyre produkteve mund të rritet më shpejtë se sa i firmave Premium.

 Në SHBA, kishte fillim llogaritje zyrtare me diferencë vetëm 0.1% nga të varfrit tek të pasurit, por kjo shifër u rrit në 0.6% pas llogaritjeve ekzakte të çmimeve për të njëjtën lloj të mire.

Tani, e vetmja gjë e mirë  e inflacionit është nxitja që jep për të marrë masa. Instituti i Statistikave në SHBA do të nisë përllogaritjen e inflacionit sipas pagave, ndërsa ajo në Britani do të zgjerojë produktet që merr në analizë.

Por edhe pa informacionin e detajuar, ne e dimë se të varfërit po e vuajnë më shumë. /The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë